Zyrtare: Podolski jashtë fushave për 10 javë

Unknown | Thursday, August 29, 2013 |

Arsenal e ka konfirmuar mungesën e Podolskit për 10 javët e ardhshme, pas lëndimit që morri në ndeshjen e dytë play-off të Ligës së Kampionëve përballë Fenerbahces. 

Podolski u zëvendësua në minutën e 49' të takimit përballë Fenerbahces, ndërsa sot Arsenal e konfirmon se ai do të mungojë për 10 javët e ardhshme. "Është lajm i keq ky sigurisht," u shpreh Wenger. "Lëndimi i tij doli të jetë më i rëndë se ç'mendohej. 

Ne jemi shumë të dëshpëruar dhe mendoj se e kemi paguar shtrenjt atë fitore përballë Fenerbahces," mbylli Wenger i dëshpëruar./veqsport

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!