Arsenali thuajse kualifikohet

Lina's | Thursday, August 22, 2013 |

Përkundër mungesave të shumta, Arsenali i ka befasuar të gjithë duke nxjerrë një rezultat shumë komod në sfidën e parë të ‘play-offit’ kundër Fenerbahces. Topçinjtë kanë regjistruar fitore prej 3-0 në Sukru Saracoglu Stadyumu dhe janë me një këmbë në fazën grupore të Ligës së Kampionëve.

Mysafirët patën posedimin në periudhën më të madhe të gjysmës së parë dhe ishin padyshim skuadra më e mirë. Megjithatë, pas 45 minutash rrjetat heshtën.

Në fraksionin e dytë, skuadra angleze e shkeli ekipin turk duke i shënuar tre gola. Ramsey dërgoi një pasim te Theo Walcott, i cili asistoi për Kieran Gibbs dhe ky i fundit e gjeti rrjetin (51’).

Aaron Ramsey dërgoi një goditje të fuqishme nga largësia, të cilën nuk mundi ta ndalë portieri Volkan (64’).
Walcott nxori një penalti, të cilën e konvertoi në gol Olivier Giroud (76’). Ky gol ishte shokues për vendasit dhe e bën Arsenalin favorit absolut për të qenë pjesës e garës më të madhe evropiane për klube.

Në pozitë shumë të mirë për kualifikim në fazën grupore janë edhe Baseli dhe Austria Vjena. Klubi zviceran fitoi me rezultat 4-2 si mysafir i ekipit bullgar, PFC Ludogorets Razgrad, ndërsa klubi austriak triumfoi në shtëpi të Dinamo Zagrebit me rezultat 2-0. Schalke ka barazuar para tifozëve të vet, 1-1, ndaj PAOK-ut. /Telegrafi/

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!