VIDEO: Chelsea i Mourinhos nuk di të ndalet

Lina's | Thursday, August 22, 2013 |

Rikthimi i Jose Mourinhos në Chelsea duket se e ka ndihmuar shumë skuadrën londineze. 

Kësaj radhe Chelsea mposhti në shtëpi Aston Villan me rezultat 2-1. Aston Villa erdhi nga një fitore befasuese në Emirates Stadium në fundjavën e kaluar, megjithatë, skuadra e Paul Lambert nuk arriti të shfaq lojën e tyre përballë Chelseat. 

Të parët që kaluan në epërsi ishin vendasit kur vetëm pas 6' minutave lojë, spanjolli Luna shënoi në portën e tij. Megjithatë, pak sekonda para vërshëllimës së fundit të arbitrit në pjesën e parë, sulmuesi më i rrezikshëm i Villas Benteke barazoi shifrat në 1-1. 

Goli i fitores për Chelsean erdhi në pjesën e dytë kur serbi Ivanovic shënoi për 2-1 (73'). 

Chelsea e zhvilloi këtë lojë në kuadër të Premier Ligës për shkak se të premten e ardhshme do ndeshet për super kupën e UEFA me skuadrën bavareze Bayern Munchen.

Category: , ,

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!