Casillas vs Lopez - çfarë na tregojnë statistikat?

Lina's | Sunday, August 25, 2013 |

Njëra ndër çështjet e pazgjidhura në La Ligan spanjolle është edhe zgjedhja në mes të Casillas apo Diego Lopez në portën e Real Madridit. 

Harrojeni Gareth Bale apo edhe Neymar, ngjarja më e madhe në futbollin Spanjoll deri tani është përzgjedhja në mes të Casillas apo Lopez në portën e Realit të Madridit. 

Kur Mourinho filloi ta vendoste në portë Diego Lopezin para kapitenit Casillas, besohej që portugezi dhe spanjolli kishin probleme personale dhe se kjo ishte arsyeja pse gardiani spanjoll nuk gjente vend në formacionin bazë. 

Lopez në anën tjetër nuk po gjente vend startues tek Sevilla, një sezon para se të vinte në Madrid, ndërsa Real Madridi e bleu atë vetëm të ketë një zëvendësues të mirë të Casillasit. 

Kur Ancelotti erdhi në krye të Realit, mendohej se çdo gjë do të rregullohej dhe se nuk kishte fare dyshim se Iker Casillas nuk do të ishte zgjedhja e parë, megjithatë italiane vazhdoi të ndjek rrugën e Mourinhos duke mos e inkuadruar atë në sfidën e parë të sezonit përballë Real Betis. 

Kjo ka mërzitur shumë tifozë të Real Madridit dhe vetë Casillasin ndërsa mediat qarkullojnë lajme se ai mund edhe të largohet nga Madridi në drejtim të Barcelonës, gjë që nuk është fare e besueshme, megjithatë në futboll nuk i dihet./veqsport 

Megjithatë, cili do të ishte mendimi juaj nëse do ishit nën drejtimin e Los Blancos? Shprehuni në formën e komenteve.




Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!