Ekskluzive - Ronaldo vs Messi: Një krahasim i plotë

Unknown | Friday, August 30, 2013 |

Leo Messi dhe Cristiano Ronaldo janë dy figurat kryesore të skuadrave të tyre, Barcelona respektivisht Real Madrid. Krahasimet mes këtyre dy lojtarëve bëhet shumë shpesh, si në fushë ashtu edhe jashtë saj.

Edhe pse shumë njerëz e kërkojnë që ata të ballafaqohen edhe në media përmes deklaratave, argjentinasi Messi gjithmonë ka deklaruar se ai nuk është rival dhe nuk e urren portugezin Ronaldo.

"Mendoj se ai është një njeri i mirë. Ai është lojtar i mirë i cili i ka dhuruar shumë skuadrës së Madridid. Ronaldo me shumë pak hapësirë mund ta vendosë çdo ndeshje. Nuk mendojë se kam rivalitet me të. Unë me të vërtetë nuk dua të krahasohem me asnjë lojtarë.

Mentaliteti im është vetëm të arrijë sa më shumë në futboll nga viti në vit. Edhe po mos të ishte ai, unë do e bëja të njejtën praktikë.

Dua të përmirësohem individualisht dhe në ekip," u shpreh Messi. Në anën tjetër Ronaldo ka bërë goditje më shumë në media duke bërë krahasime me argjentinasin Messi. Ai gjatë një interviste për CNN në 2012, u shpreh: "Për momentin mendojë që unë jam lojtari më i mirë në botë (qesh)... Ju nuk mund të krahasoni një Ferrari me një Porsche sepse ata kan një engjinë të ndryshme. Ai bën gjithçka për Barcelonën ndërsa unë për Real Madridin.

Mendojë se ne bëjmë nganjëherë presion tek njëri tjetri ngase kështu kërkohet në futboll. Kjo është pse Real Madridi dhe Barcelona kan skuadrat më të mira në botë sepse çdo njëri jep maksimumin e tij, jo vetëm unë dhe Messi." Megjithatë, kush meriton të quhet lojtari më i mirë në planet? Duke shiquar çdo aspekt në lojë, kjo është e vërteta.

AFTËSITË E TË SHËNUARIT Që kur Messi dhe Ronaldo janë shfaqur në La Liga, çmimi për golashënuesin e Ligës gjithmonë është ndarë në mes këtyre dy futbollistëve. Messi ka shënuar 315 gola në 381 ndeshje për Barcelonën, që kur debutoi në sezonin 2004/05, ndërsa Ronaldo ka shënuar 201 gola në 201 paraqitje për Madridin.

Ronaldo është një sulmues vrasës që tmerron çdo mbrojtës, megjithatë aftësitë e Messi për të shënuar nga çdo pozitë dhe me gjakftohësi ai del si shënuesi më i mirë i kësaj analize.

Verdikti: Leo Messi VETITË FIZIKE Ronaldo e filloi karrierën e futbollistit si një adoleshent i hollë dhe jo muskuloz, megjithatë ai filloi të zhvillohejë në mënyrë të pabesueshme gjatë kohës sa ishte pjesë e Manchester United.



Një lojtarë që e përdorë shumë mirë fizikun e tij për të dribluar dhe shtyer kundërshtarët. Nuk ka asnjë dyshim, Ronaldo është më i kompletuar fizikisht se argjentinasi Messi. 

Verdikti: Ronaldo TALENTI ME TOPIN: Duke parë aftësitë e tij si adoleshent i Sporting Lisbonës, atë botë pamjet në YouTube shërbyen si model për shumë të rinjë anë e mbanë botës. I pajisur me aftësi të frikshme dribluese, ai u bë qendër e vëmendjes për shumë klube të mëdha europiane. 

Në të vërtetë, ai nuk ishte sulmues si Maradona apo Ronaldino me topin në këmbët e tij, ai dëshironte vetëm të driblonte kundërshtarët (sa ishte pjesë e Sportingut), megjithatë më pas u zhvillua dhe tani është njëri ndër lojtarët më të mirë në botë. 

Në të kundërtën, Leo Messi që nga fëmijëria kishte një kontrollë të jashtëzakonshëm mbi topin. Aftësitë e tij me topin dhe kontrolla e tij e jashtëzakonshme para portës bën që ai të jetë një hap përpara se Ronaldo në këtë aspekt. 

Verdikti: Messi VERDIKTI FINAL: Kjo përgjigje sigurisht që është mjaft e vështirë. Të dy janë njerëz që kan shkruar histori me klubet e tyre, janë autor të shumë golave, dhurojnë spektakël pothuajse në çdo ndeshje dhe meritojnë të jenë në majat e futbollit botëror. 

Leo Messi cilësohet si lojtari më i mirë në botë nga ekspertët të cilët bazohen në trofetë individual të fituar nga të dy futbollistët. 

Ronaldo është një herë fitues i Topit të Artë ndërsa argjentinasi Leo Messi, është katër herë fitues i topit të Artë./veqsport Verdikti final është lënë në dorën tuaj. 

Cili mendoni se është lojtari më i mirë në botë, Ronaldo apo Messi? Shprehuni në formën e komenteve.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!