F1, Analizë për garën e sotme të Belgjikës

Lina's | Sunday, August 25, 2013 |

Një shi i pakët e bëri orën e Provave Zyrtare shumë emocionuese në Cmimin e Madh të Belgjikës. Duket qe do te na sjellë një garë edhe me emocionuese sot. Shi i lehtë ka rënë këtë mengjes por pritet që ai te jetë intensiv në mesin e ditës. 

STARTI Shiu përpara fillimit të garës do te thotë që gara mund të startojë me makine sigurie. Megjithatë kanalet e reja që janë hapur ne 11 vendet e para të startit mund të ndihmojnë ne kullimin e ujit jashtë pistes dhe te kemi një start normal.  

SPA është një nga startet me dredhuese të vitit, me një pjese shume te shkurter deri ne kthesen e pare ne forme u-je. Kthesa e pare eshte nje magnet per aksidente dhe shembulli me i mire eshte Grosjean i cili vitin e kaluar mori perpara kater makina. Grosjean fillon në te njejtin rresht kete vit por ne anen e kundert. Le te shpresojme qe ai ka mesuar dicka nga viti i kaluar.  

Me vijat e gjata te drejta ne Spa, kjo do te thote se kryesimi ne La Source nuk eshte nje garanci per te qendruar perpara. Fituesi i pole position, Leëis Hamilton do të jetë vigjilent nga kërcënimi i Red Bull te cilet jane shume te shpejte ne sektorin e pare dhe mund te hidhen ne sulm ne vijen e gjate te drejte Kemmel.  

Në rreshtin e tretë të rrjetit janë dy pilotet te cilet kane marre maksimumin nga makinat e tyre - Paul di Resta dhe Jenson Button. Do të jetë jetike per pilotet e Lotus dhe te Ferrarit qe ti parakalojne keta dy pilote menjehere ne start.  

STRATEGJIA Për shkak se dhjeteshja e pare u kualifikua me gomat e shiut, ata do te kene nje zgjdhje te lire te gomave me te cilat deshirojne te fillojne garen. Në piste me kushte te thata, Pirelli pret qe ekipet të bëjnë një ose dy ndalesa ne bokse.  

Por duket se shiu ka gjasa të dominojë edhe zgjedhjen e gomave dhe ta beje garen shume të paparashikueshme.  

Shiu do ti përshtatet disa ekipeve më shumë se të tjerat. Ashtu siç Kimi Raikkonen vuri ne dukje dje, Lotus nuk kanë qenë veçanërisht e fortë në shi: "Kur seanca e dyte ishte e thate ne ishim me te shpejte, kështu që nëse nesër është piste e thatë, ne duhet të jemi në rregull për garën".  

Ferrari duket se ka bërë një hap përpara dhe ishin të shpejtë në piste te thate gjate Q2. Edhe pse ata u kualifikuan ne rreshtin e peste, Fernando Alonso beson se ata kanë potencial: "Ndihem arsyeshem i sigurt për garën," tha ai.  

"Sigurisht, ne duhet të rikuperojme shume vende, por të paktën ne kemi njohuri se kemi mbyllur hendekun me kreun dhe që mund të jemi konkurues në piste të thatë."  

Shpejtesite ne vije te drejte:  
Adrian Suttil - 322 
Fernando Alonso- 320 
Leëis Hamilton - 317 
Nico Rosberg - 317 
Sebastian Vettel - 315

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!