F1: Vettel i pakapshëm në Belgjikë VIDEO

Lina's | Sunday, August 25, 2013 |




Piloti i Red Bull, Sebastian Vettel, është shpallur fituesi i garës për Çmimin e Madh të Belgjikës.


Vettel e tregoi edhe një herë se pse është kandidat kryesor për t’u shpallur edhe sivjet më i miri në botë, pasi arriti që ta mposhtë Leëis Hamiltonin, i cili e filloi garën nga pole pozicioni. Ngasësi i Mercedes e mbaroi garën i treti.

Në vendin e dytë arriti të ngjitej Fernando Alonso i Ferrarit, i cili është edhe rreziku kryesor për Vettelin në luftën për titullin e kampionit.

Nico Rosberg përfundoi i katërti, kurse Mark Ëebber i Red Bull çuditërisht përfundoi i pesti edhe pse startoi nga pozita e tretë startuese.

Pas garës në Belgjikë, Sebastian Vettel prin dukshëm në ranglistën e pilotëve më të mirë me 197 pikë, i përcjellur nga Fernando Alonso që ka 151 pikë, kurse Leëis Hamilton mbyll pozitën e tretë me 139 pikë, i ndjekur nga Kimi Raikkonen në Lotus me 134 pikë. /Telegrafi/ 





Category: ,

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!