Guardiola ‘frikëson’ Mourinhon para derbit !

Unknown | Friday, August 30, 2013 |

Super derbi po afrohet, ora 20:45, e gjithë Europa do t’i ketë sytë nga finalja e Superkupës në Pragë mes Bayern Munchen dhe Chelsea. Dy rivalet e dikurshëm, Pep Guardiola dhe Jose Mourinho, do ballafaqohen nërmjet vete. Ish trajneri i Barces, Pep Guardiola, ka parashtruar “recetën” e tij fituese, si dhe deklaron se e di shumë mirë se si luan kundërshtari i tij, Jose Mourinho.
“E di , Mourinho di të përdorë mirë armët e tij kur e ka topin në zotërim, pas një gabimi të kundërshtarit të tij. Specialiteti i tij është kundërsulmi i shpejt dhe këtu duhet të kemi kujdes në mbivendosje. Gjithashtu, Chelsea si ekip ka karakter dhe bëjnë çmos për të rikuperuar topin e humbur. Për sa u përket leksioneve të tij, mua më duhej të bashkëpunoja për të mësuar këtë gjë”, tha Guardiola. /Fish Media/

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!