Inter, rikthehet Diego Milito

Lina's | Saturday, August 24, 2013 |

Diego Milito do të kthehet të luajë futboll gjashtë muaj pas dëmtimit të rëndë në gju që pësoi më 14 shkurtin e këtij viti. 

Sulmuesi argjentinas i Interit do të luajë të shtunën për skuadrën "Primavera" të zikaltërve në ndeshjen ndaj Brescia. Lajmin e bën të ditur "La Gazzetta dello Sport".

Milito shpreson që të kthehetpër skuadrën e parë të Interit në mes të muajit shtator, atëherë kur zikaltërit do të luajnë me rivalët historikë të Juventusit, kampionët në fuqi të Italisë. /albeu.com/

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!