VIDEO Kelmendi shkruan historinë, fiton Kampionatin Botëror

Lina's | Tuesday, August 27, 2013 |



E plotësuar: Xhudistja kosovare, Majlinda Kelmendi, ka arritur ta fitojë medaljen e artë në Kampionatin Botëror që po zhvillohet në Rio de Janeiro, duke e mposhtur në finale brazilianen Erika Miranda. 


Siç edhe u prit, Kelmendi pati punë jashtëzakonisht të vështirë ndaj Mirandës e cila konsiderohej pak më shumë favorite se xhudistja jonë. 

Mirëpo, kjo nuk i bëri përshtypje xhudistes sonë e cila ishte plotësisht e koncentruar dhe e dinte shumë mirë se për çka kishte marrë pjesë në këtë kampionat. 

Gjatë gjysmës së luftës, Majlinda arriti ta hedh në tokë Mirandan me një ‘wazzari’ dhe pastaj e bllokoi atë në tokë deri sa gjyqtari i ndeshjes e shpalli fituese të finales. 

Majlinda nuk i besonte veshëve të saj kur e dëgjoi dongun e përfundimit të duelit dhe pastaj kur e kuptoi se çfarë kishte arritur, filloi të kërcente dhe të festonte si e çmendur, e më pastaj shkoi për ta përqafuar trajnerin e saj, Driton Kukën. 

Kjo është një fitore jashtëzakonisht e madhe për shqiptarët anë e mbanë botës, pasi që sonte Majlinda nuk ka fituar vetëm për vete por për të gjithë shqiptarët që e kanë ndjekur atë dhe e kanë mbështetur hap pas hapi.

Category: ,

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!