Pensionohet super-ylli Tracy McGrady

Lina's | Tuesday, August 27, 2013 |



Njëri ndër basketbollistët më të mirë të NBA-së, Tracy McGrady, ka bërë të ditur sot për ESPN, se i ka dhënë fund karrierës së tij. 

Shtatë-herë i përzgjedhuri si All-Star, shtatë-herë i zgjedhuri në All-NBA dhe dy herë koshashënuesi më i mirë në NBA, gjatë një emisioni të mëngjesit në ESPN, bëri të ditur se do të pensionohet edhe zyrtarisht pas 16 sezoneve të kaluara në NBA. 

“Kanë kaluar 16 vite duke e luajtur lojën që e dua. Kam kaluar një kohë të mirë, por tani është koha që t’i jap fund”, tha T-Mac për ESPN. I pyetur se a është duke konsideruar ndonjë mundësi për të luajtur në Kinë, McGrady tha: “Po pensionohem zyrtarisht nga NBA. 

Dera është ende e hapur”. Me një gjatësi prej 203cm dhe një atletizëm të paparë, një gjuajtje precize nga pothuajse çdo pozitë dhe me një aftësi të pasimit të cilën shumica e plejmejkerëve vetëm mund ta ëndërrojnë, McGrady hyri në ligën më të fortë në botë (NBA) drejt nga shkolla e mesme si zgjedhja e nëntë në draftin e përgjithshëm të vitit 1997, duke iu bashkuar Torontos. 

Ai largohet me një karrierë të bujshme pas vetes. Vlen të përmendet se javën e kaluar u pensionua edhe një yll tjetër i NBA-së, Allen Iverson. 

Ndërsa, sa i përket T-Mac, ai do të mbahet në mend nga të gjithë adhuruesit e basketbollit për shkathtësitë dhe talentin më të jashtëzakonshëm që ka shkelur ndonjëherë në palestrat e NBA-së. 

Gjithashtu, ai ka hyrë në histori të NBA-së si lojtari që i ka shënuar 13 pikë për 35 sekonda, dhe kjo ka ndodhur në ndeshjen kundër San Antonio Spurs, të cilën edhe e ka fituar me gjuajtjen e tij për tre pikë në sekondën e fundit. 

Ne kemi zgjedhur një video me dhjetë aksionet më të mirë të Tracy McGradyt, të cilat ju ftojmë t’i ndiqni në vijim:

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!