Nadal, sinjal te rivalët

Lina's | Tuesday, August 27, 2013 |



Rafael Nadal e ka filluar në mënyrën më të mirë turneun Grand Slam, US Open, me një fitore bindëse ndaj amerikanit Ryan Harrison. 

Tenisti spanjoll regjistroi fitore prej 3-0 në sete (6-4, 6-2, 6-2), për t’i paralajmëruar rivalët kryesore se ka shkuar në New York për ta marrë trofeun e radhës për këtë sezon. 

“Jam shumë i lumtur që jam përsëri në New York. Isha i pikëlluar që mungova në vitin e kaluar, prandaj është ndjenjë e veçantë që jam në Arthur Ashe. Atmosfera është gjithmonë e veçantë këtu”, deklaroi tenisti i dytë në botë pas fitores. 

Në raundin e dytë, 27-vjeçari do të luajë ndaj fituesit të duelit ndërmjet Rogerio Dutra Silva dhe Vasek Pospisil. /Telegrafi/

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!