Tottenham po e bllokon transferimin e Bale

Ilir Tërstena | Friday, August 30, 2013 |

Nënpresidenti i Real Madrid, Fernando Fernandez-Tapias e ka akuzuar Tottenhamin se e “kane bllokuar” ofertën e tyre për të nënshkruar me Gareth Bale. 

“Los Blancos”, është pritur që të kompletojnë transferimin e Bale në fillim të javës dhe për këtë kishin bërë edhe skenën gati në Santiago Bernabeu, ku do të prezantohej sulmuesi 24 vjeçar, por kjo ka mbetur pezull për shkak se Spurs së pari dëshirojnë të nënshkruajnë me një sulmues të ri para se ta shesin atë. 

Megjithatë, Fernandez – Tapias ende beson se Madridi herët ose vonë do ta marrin lojtarin por e ka pranuar se ata janë të frustruar nga kjo sjellje e Tottenham. “Ka probleme, mirëpo mendoj se krejt kjo do përfundojë mirë”, citohet të këtë thënë ai për AS. 

“Ne kemi menduar se ai tani do të ishte këtu, mirëpo ende nuk ka ateruar në Madrid, por shpejt mund të ndodh. Do të ndodh por nuk mund të betohem se do të nënshkruajmë më të. Ne po presim, për shkak se Spurs po e bllokojnë atë”, përfundoi ai./veqsport

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!