United, gati ofertën pesëvjeçare për Januzajn

Lina's | Wednesday, August 21, 2013 |

Manchester Unitedi po mendon t’ia ofrojë një kontratë pesëvjeçare talentit kosovar, Adnan Januzaj. Lajmin e kanë bërë të ditur mediat angleze, sipas së cilave, ‘Djajtë e Kuq’ i kanë përshpejtuar procedurat pasi nuk duan ta humbin 18 vjeçarin, siç e humbën vitin e kaluar talentin francez Pogba.
Menaxheri David Moyes ka mbetur i mahnitur me talentin e Januzajt dhe e ka afruar menjëherë në ekipin e parë.
Tash, klubi nga Old Traffordi e ka bërë gati kontratën afatgjate, e cila do ta lidhte futbollistin me pasaportë belge me klubin e trofeshëm britanik deri në vitin 2018.
Për Januzajn, interesim kanë shfaqur Juventus, Barcelona e Bayern Munich, mirëpo ai duket të jetë i lumtur në klubin anglez.
Ish menaxheri i Unitedit, Sir Alex Ferguson e kishte lavdëruar shumë Januzajn, të cilin e konsideronte si e ardhme e këtij klubi dhe rrugën e tij duket se po e ndjek edhe Moyes.

Burimi:
: Tribuna

Category: ,

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!