Willian prezantohet tek Chelsea

Unknown | Wednesday, August 28, 2013 |

Ylli brazilian Willian e ka kompletuar transferimin e tij tek Chelsea, ndërsa sot u prezentua tek klubi i tij i ri. 

Të Hënën Chelsea konfirmoi se kishte rënë dakord me Anzhi për ta transferuar 25 vjeçarin Willian në Londër, ndërsa sot braziliani i cili i kushtoi Chelseat 32.5 milion funta u prezantua. 

"Jam shumë i kënaqur të jem këtu, është një ëndërr e bërë realitet," u shpreh Willian. 

"Chelsea është njëri ndër klubet më të mëdha në botë, dhe tani do të luaj edhe përkrah trajnerit më të mirë në botë poashtu. Jam shumë i kënaqur," u shpreh Willian.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!