Ancelotti kritikon ekipin e tij

Unknown | Sunday, September 29, 2013 | 0 Komente

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, ka kritikuar ashpër performancën e ekipit të tij në derbin lokal ndaj Atletico Madridit.

Los Blancos dështuan të krijonin lojë ndaj Atleticos dhe kështu pësuan një disfatë që mund të kushtojë në fund.
“Ne ishim të ngadalshëm në sulm. Ne nuk kemi pasur ndeshje të mirë. Ne duhet që të përmirësohemi. 

Humbja e një ndeshje në shtëpi nuk është e lehtë. Unë duhet që të mendoj për zgjidhjet. Ne kemi luajtur mirë deri javën e fundit. Ne duhet që të vazhdojmë të punojmë me të njëjtin sistem dhe jam i bindur se do të përmirësohemi”.

“Ne duhet që të përmirësojmë shumë gjëra, duke përfshirë karakterin dhe besimin. Unë kam besim te lojtarët e mi. Problemi nuk është stili jonë i lojës, por shpejtësia jonë”.

“Atletico e ka merituar plotësisht fitoren. Ata ishin të organizuar dhe solid në mbrojtje. Mendoj se Atletico ka ekip solid me shumë cilësi. Ata mund të luftojnë për titull”, ka deklaruar Ancelotti. 

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...