Galliani: Gota është gjysmë e plotë

Unknown | Sunday, September 29, 2013 | 0 Komente

Zëvëndëspresidenti i Milanit, Adriano Galliani, ka lëvduar ekipin Rossoner pas fitores ndaj Sampdorias me rezultat minimal në San Siro.

 Milani ka pasur start të tmerrshëm dhe pas kësaj fitoreje është Galliani ai që thotë se ‘gota është gjysmë e mbushur’.

“Shkëmbimi Birsa dhe Antonini erdhi në ditët e fundit të afatit kalimtar dhe ata po kryejnë shumë punë. Birsa shënoi dhe Antonini shënoi në derbi për Genoan. Birsa mund të japë kontributin e tij në këtë start të sezonit”.

“Gota është gjysmë e mbushur tani: ne po shënojmë gola gjithë kohën dhe nëse mund të ndalojmë gabimet, atëherë do të fitojmë edhe më shumë ndeshje. Tani duhet që të shkojmë dhe t’i marrim pikët në Ajax. Kur të kthehen të gjithë lojtarët, ne do të jemi në formë më të mirë”, ka deklaruar Galliani.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...