Mourinho: Vertonghen është fajtor

Unknown | Sunday, September 29, 2013 | 0 Komente

Menaxheri i Chelseat, Jose Mourinho, ka fajësuar mbrojtësin e Tottenhamit, Jan Vertonghen, për ndryshimin e rrjedhës së lojës .

Vertonghen e detyroi Torresin të marrë një karton të kuq në minutat e fundit të takimit, që e vuri takimin në balans dhe portugezi ndjen se ekipi i tij është dashur ta fitonte ndeshjen.

“Futbolli është futboll dhe gjërat ndodhin edhe pse nuk e dimë pse ndodhin. Ne ishim shumë të mirë në pjesën e dytë”.

“Kur erdha në vitin 2004, unë kam pasur lojtarë të vendeve tjera dhe është dashur t’i edukoj sepse Anglia është Anglia dhe vendet tjera janë të tjera. Në vendet e tjera njerëzit thonë se ky djalë është i mençur apo ai djalë është inteligjent vetëm sepse ai dëshiron të nxjerrë një penalti apo karton të kuq. Jo në Angli, këtë nuk e mësova këtu”.

“Prandaj nuk mendoj se gjyqtari është fajtor, ai bëri vendimin e gabuar sepse i beson lojtarëve. Kur e shihni lojtarin me dorën e tij në fytyrë duke pretenduar se është goditur, atëherë tendenca është që të merren vendime të caktuara”.

“Ishte një situatë ku Vertonghen nuk i ndihmoi gjyqtarit me atë simulim. Ai është lojtar i madh, por ai është i veçantë sepse tri ditë më parë ai e la një lojtar të zhveshur në fushë ndaj Aston Villas. Nuk ishte penalti e as karton i kuq dhe ai është dashur të mos luante, ai është dashur të suspendohej. Ai e ndryshoi lojën dhe nuk jam i kënaqur me këtë”, ka deklaruar Mourinho.

Ai shtoi se ekipi i tij luajti mirë dhe se e meritoi fitoren pas performancës në pjesën e dytë. Ai po ashtu e lëvdoi edhe Juan Matan. /Telegrafi/

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...