Guardiola: Për Cityn duhet të përmirësohemi

Unknown | Sunday, September 29, 2013 | 0 Komente

Bosi i Bayern Munichut, Pep Guardiola, u ka bërë thirrje lojtarëve të tij që të përmirësohen para ndeshjes derbi ndaj Manchester Cityt.

Tekniku katalanas nuk ishte i kënaqur me paraqitjen në fitoren e fundit dhe javën e ardhshme bavarezët udhëtojnë në Etihad Stadium dhe BayArena për dy derbi të mëdhenj teksa Guardiola me këtë rast ka kërkuar edhe përmirësim të skuadrës.

“Ne fituam, por ne duhet të përmirësohemi shumë”.

“Ne do të analizojmë ndeshjen. Por, jam i sigurt se ne do të arrijmë të bëjmë një performancë të mirë ndaj Cityt dhe ndaj Leverkusenit”, ka potencuar Guardiola. /Telegrafi/

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...