Blanc: Jemi përmirësuar

Unknown | Sunday, September 29, 2013 | 0 Komente

Bosi i PSG-së, Laurent Blanc, ka përgëzuar lojtarët e tij për performancën në fitoren prej 2-0 ndaj Toulouse.

Ish-trajneri i Bordeaux ishte kritik ndaj skuadrës së tij në fitoren prej 1-0 ndaj Valenciennes, por tani ka shprehur kënaqësinë e tij.

“Synimi i arritur është i njëjtë: tri pikët. Ndeshja në Valenciennes ishte njëjtë për tri pikë, por edhe kjo ishte e tillë”.

“Megjithatë, tani kemi luajtur shumë mirë, pasi nuk kemi shfaqur lodhje dhe ishim shumë të mirë teknikisht. Mendoj se ne e kontrolluam lojën”, u shpreh Blanc. /Telegrafi/

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...