Wenger: S’ka më mirë se të fitosh

Unknown | Sunday, September 29, 2013 | 0 Komente

Trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger, është shprehur tejet i kënaqur me fitoren e vështirë në udhëtim ndaj Swanseas.

 Gnabry dhe Ramsey shënuan në pjesën e dytë teksa Arsenali realizoi një fitore shumë të rëndësishme në në Uells.

“Nuk ka më mirë se as të fitosh. Pjesa e parë ishte shumë e vështirë, ne ishim të ngadalshëm me kombinimet tona dhe Swansea ishte më e mprehtë se ne”.

“Ishte në pyetje durimi dhe ne luajtëm në nivelin tonë më të lartë. Ne shfrytëzuam rastet tona dhe arritëm të fitojmë. Ky ekip është material për titull edhe pse është ende herët të flasim”, ka thënë francezi.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...