Ja sa ofron Manchester City, për super talentin Januzaj

Unknown | Sunday, September 29, 2013 | 0 Komente

Manchester City kërkon t’u rrëmbejë kushërinjve të urryer të United, talentin shqiptar me pasaportë belge, Adnan Januzaj. Edhe pse trajneri i djajve të kuq, David Moyes largoi zërat për largimin e të riut, duket se sheiku Mansour është magjepsur pas ish mesfushorit të Anderlecht, duke kërkuar me çdo kusht t’i veshë fanellën e “Citizens”. 

Sipas të përditshmes “Metro”, Manchester City kërkon ta joshë 18-vjeçarin me një pagë faraonike duke i ofruar plot 45 mijë funte në javë. Kontrata në “Etihad” është gati, Januzaj duhet vetëm të marrë një vendim pasi Manuel Pellegrini kërkon ta ketë në organikën e tij që prej muajit Janar kur hapet edhe merkatoja e dimrit, raporton Supersport. 

“Metro” shton se mesfushori mund të nënshkruajë për 5 sezone me “Citizens” nëse nuk arrin marrëveshjen me United për zgjatjen e kontratës aktuale që skadon në vitin 2015. 

Në deklaratën e fundit, Moyes la të kuptohej se Januzaj është një lojtar shumë i kërkuar, duke pohuar se ndaj tij ka shumë kërkesa, por shtoi se ai do të ketë mundësinë për të marrë mbi supe fatin e skuadrës pasi është ende një lojtar i ri dhe pa shumë eksperiencë. 18-vjeçari i lindur në Bruksel, e ka nisur karrierën te të rinjtë e Anderlechtit në vitin 2005, ndërsa 6 vjet më vonë u bashkua me Manchester United pas këmbënguljes së ish trajnerit Alex Ferguson. /Fish Media/

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...