Arsenali i pandalshëm

Unknown | Saturday, September 28, 2013 | 0 Komente

Topçinjtë vazhdojnë të befasojnë në këtë fillim sezoni. Viktima e tyre e radhës ishte Swansea City që e mposhtën në Liberty Stadium me rezultat 2-1.

Pas pjesës së parë që përfundoi pa gola, Serge Gnabry i kaloi mysafirët në epërsi (58’), ndërsa në këtë gol ishin të përfshirë Ozil, Ramsey e Wilshere.

Shumë shpejt, Aaron Ramsey e dyfishoi avantazhin pas asistimit të Olivier Giroud (62’).

Krejt çfarë bënë vendasit deri në mbyllje të sfidës ishte një gol i realizuar nga Ben Davies (82’).

Arsenali ka 15 pikë pas gjashtë xhirosh, dy më shumë se rivali lokal Tottenham dhe katër më shumë se Chelsea dhe Southamptoni që mbyllin top katërshin. /Telegrafi/

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...