Messi, më shumë gola se cilido lojtar i Realit

Unknown | Saturday, September 28, 2013 | 0 Komente

Me golin e shënuar ndaj Almerias, Lionel Messi ka shënuar më shumë gola se cilido lojtar në historinë e Real Madridit.

Në ndeshjen ndaj Real Sociedadit, superylli i Barcelonës e barazoi numrin e golave me legjendën e Los Blancos, Raul, me 323 gola në të gjitha garat me klubin mbretëror, ndërsa në takimin kundër Almerias, ai e kaloi sulmuesin spanjoll.

Golat e argjentinasit (324) vijnë nga 388 ndeshje me fanellën blaugrane, në sezonit e dhjetë te Barca, ndërsa ai është vetëm 26 vjeçar. (323 golat e Raul vijnë nga 741 ndeshje përgjatë 16 sezoneve në Bernabeu).

Po ashtu, Messi ka shënuar 62 gola në Ligën e Kampionëve dhe nuk do të kalojë edhe shumë kohë për ta thyer rekordin e Raul me 71 gola. /Telegrafi/

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...