Klopp: Mësuam nga Napoli

Unknown | Saturday, September 28, 2013 | 0 Komente

Trajneri i Borussia Dortmundit, Jurgen Klopp, beson se skuadra e tij ka mësuar nga humbja prej 2-1 përballë Napolit në kuadër të Ligës së Kampionëve.

BVB zhvilloi ndeshje mahnitëse ndaj Freiburgut në Bundesliga duke triumfuar me rezultat 5-0, ndërsa Klopp beson se dështimi ndaj klubit italian ka qenë një mësim për ekipin e tij.

“E kemi analizuar ndeshjen ndaj Napolit në detaje dhe kemi sjellë përfundimet tona. (Ndaj Freiburgut) ishim të jashtëzakonshëm gjatë gjithë pjesës së dytë, gjë që e bën punën argëtuese”.

“Isha shumë i kënaqur me presionin tonë. Goli (i parë) i Robert Lewandowskit ishte i jashtëzakonshëm”, ka deklaruar strategu gjerman. /Telegrafi/

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...