Dhe fiton Milani

Ilir Tërstena | Saturday, September 28, 2013 | 0 Komente

Milani ka arritur t’i gëzohet fitores në Serie A duke mposhtur Sampdorian në San Siro me rezultat 1-0.


Rossonerët patën posedimin në pjesën e parë, mirëpo munguan rastet, ashtu që rrjetat heshtën.

Në minutën e parë të gjysmës së dytë, mesfushori slloven, Valter Birsa, pranoi një asistim të Robinhos dhe e dërgoi topin në rrjet (46’).

Menjëherë pas, braziliani 29-vjeçar nuk arriti ta plasonte topin në rrjet pas goditjes së Polit.

Raste për të shënuar pati edhe Alessandro Matri, të cilin nuk e ndoqi fati në këtë mbrëmje.

Sidoqoftë, këto janë tri pikë shumë të rëndësishme për Milanin që ka arkëtuar tetë pikë pas gjashtë javësh dhe aktualisht renditet në pozitën e tetë. /Telegrafi/

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...