Martino vazhdon të ankohet

Unknown | Saturday, September 28, 2013 | 0 Komente

Trajneri i Barcelonës, Gerardo Martino, thotë se skuadrës së tij i mungon kontrolli në ndeshjet e këtij sezoni.

Blaugranët vazhduan rekordin e qindpërqindtë me shtatë fitore radhazi pas shtatë xhirosh duke mposhtur Almerian në udhëtim me golat e Leo Messit dhe Adrianos.

Për më shumë, 50-vjeçari ka thyer rekordet e Pep Guardolas (2009/2010) dhe Tito Vilanovas (2012/2013) me më shumë ndeshje të fituara radhazi – derisa ata i kanë fituar nga gjashtë, Martino e fitoi edhe të shtatën. Por kjo nuk mjafton për strategun argjentinas.

“Nuk e kontrolluam ndeshjen në gjysmën e parë. Patëm shumë pasime të pasakta dhe humbëm shumë topa. Pjesa e dytë ishte tërësisht e jona dhe e zgjidhëm mirë me një gol nga Adriano”.

“Luajtëm mirë në një pjesë dhe deri duku në tjetrën, por qëllimi ynë duhet të jetë qëndrueshmëria, sepse ideja është që të kontrollohet ndeshja për 90 minuta”, citon Sport fjalët e Tatas.

Kujtojmë që në këtë ndeshje u lëndua Lionel Messi dhe pritet t’u nënshtrohet testeve për të zbuluar dëmtimin e kofshës dhe kohëzgjatjen e mungesës së tij. /Telegrafi/

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...