Bale i gatshëm ta shpaguajë mbështetjen e tifozëve

Unknown | Sunday, September 29, 2013 | 0 Komente

Gareth Bale është i vendosur ta dëshmojë veten te Real Madridi dhe ta shpaguajë besimin që iu dha nga tifozët në debutimin tij në Santiago Bernabeu.

Transferi 100 milionë eurosh u inkuadrua në pjesën e dytë të takimit ndaj Atletico Madridit, mirëpo nuk arriti t’i ndihmojë skuadrës për të nxjerrë rezultat pozitiv.

“Ishte një përvojë fantastike loja në Bernabeu, por e rëndësishme do të kishte qenë po të fitonim”.

“Ishte një ndeshje e vështirë, sepse ata ishin të organizuar mirë në mbrojtje dhe pas golit vështirë depërtonim për shkak të mënyrës së tyre të lojës. Në pjesën e dytë vazhduam të përpiqeshim, pa sukses”.

“Unë duhet të luaj më mirë çdo ditë për të shpaguar atë dashuri (të tifozëve)”, ka deklaruar uellsiani për faqen zyrtare të klubit. /Telegrafi/

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...