Shikuesit futen në fushë, ndërpritet ndeshja Drita-Hajvalia

Unknown | Sunday, September 29, 2013 | 0 Komente

Ndeshja ndërmjet Dritës dhe Hajvalisë është ndërprerë në minutën e 73-të. Shkak i kësaj ndërprerjeje ishte futja e tifozëve gjilanas ‘Intelektualët’ në fushë, teksa një lojtar i Hajvalisë ishte i shtrirë në fushë dhe e kërkonte ndihmën mjekësore.

Pas këtij rasti, gjyqtarët e ndërprenë lojën dhe vendosën të mos e vazhdojnë më atë. Në ato momente, Hajvalia ishte duke udhëhequr me rezultat minimal 1:0 falë golit të Doshlakut, të shënuar në minutën e gjashtë të ndeshjes.

Tifozët gjilanas kishin mosmarrëveshje edhe me drejtuesit e Dritës, pas rezultateve të dobëta të regjistruara këtë sezon. /Express/Telegrafi/ 

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...