DFB-Pokal, Bayerni dhe BVB shorte të lehta

Unknown | Sunday, September 29, 2013 | 0 Komente

Bayern Munichu do të luajë si mysafir i Augsburgut në raundin e tretë të DFB-Pokal.

Ekipi i Pep Guardiolas e mposhti Hannoverin me rezultat 4-1 dhe është në rrugë për të mbrojtur titullin e fituar nga sezoni i kaluar në kupë.

Lideri i Bundesligas, Borussia Dortmund, e ka një sfidë tejet të lehtë përballë Saarbrucken.

Schalke do të luajë ndaj Hoffenheimit në Veltins Arena, ndërsa Bayer Leverkuseni ndeshet me Freiburgun.
Hamburgu do të luajë ndaj Kolnit në Imtech Arena, Wolfsburgu është nikoqir i Inglostadtit, kurse Eintracht Frankfurti përballet me Sandhausenin. /Telegrafi/

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...