Bale u ble me lirim

Unknown | Tuesday, September 24, 2013 | 0 Komente



Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, mendon se skuadra nga Santiago Bernabeu nuk ka paguar shumë të lartë për të nënshkruar me Gareth Bale nga Tottenhami.

Reali theu rekordin botëror duke harxhuar 100 milionë euro për ta sjellë uellsianin në Santiago Bernabeu, por presidentin mendonte ai ishte më i miri në treg dhe çmimi i tij ishte i lirë krahasuar me lëmimet e lojtarëve të tjerë.

“Bale erdhi në Madrid me një çmim relativisht të lirë. Nënshkrimi me lojtarët më të mirë është në filozofinë e Madridit dhe Bale ishte më i miri në dispozicion këtë verë. Ne e kemi përcjellë atë për dy vite”.

“Tottenahmi fillimisht nuk dëshironte ta shesë, por kur ne dëgjuam se Manchester United kishte bërë ofertë, ne dërguam ofertën tonë. Ëndrra e tij e fëmijërisë luajti për të luajtur për Madridin, luajti rol vendimtar”, ka thënë Perez për Cadena SER. /telegrafi/

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...