Wenger: Ozil ende ka për të treguar

Unknown | Tuesday, September 24, 2013 | 0 Komente



Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, është i bindur se tifozët ende nuk e kanë parë formën e vërtetë të Mesut Ozil. Ozil pati gisht në të tre golat e Arsenalit në fitoren ndaj Stoke Cityt gjatë të dielës.

“Kur ju shikoni në numrat e tij, asistimet nuk janë koincidencë, është realiteti i kësaj loje. Besoj se sapo ai të integrohet krejtësisht ne do të shohim edhe më shumë nga ai”.

“Kjo tregon se sa e rëndësishme janë dërgimet e topave në zonë dhe Mesut Ozil mund ta bëjë këtë”, ka thënë Wenger. /Telegrafi/

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...