Barca distancohet në krye

Unknown | Saturday, September 28, 2013 | 0 Komente

Barcelona ka arkëtuar tri pikë të reja në La Liga për të vazhduar rekordin e qindpërqindtë të fitoreve edhe në xhiron e shtatë.

Blaugranët fituan me rezultat 2-0 si mysafir të Almerias në Estadio de los Juegos Mediterraneos.
Lionel Messi e zhbllokoi rezultatin në pjesën e parë (21’) pas kombinimeve me Pedron.

Mysafirët shënuan edhe një herë në fraksionin e dytë. Realizues ishte Adriano (56’), ndërsa goli erdhi pas një tjetër asisti i dhuruar nga Cesc Fabregas këtë edicion.

Pas shtatë javësh, Barcelona numëron 21 pikë, tri më shumë se përcjellësi Atletico Madrid që këtë xhiro zhvillon derbin me rivalin lokal, Real Madrid. /Telegrafi/

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...