Simeone: Reali është më i mirë se ne

Unknown | Saturday, September 28, 2013 | 0 Komente

Trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone, beson se skuadra e Real Madridit është favorit në derbin madrilen që zhvillohet sonte në Santiago Bernabeu.

“Real Madridi është më i mirë se ne dhe kanë skuadër fantastike, kështu që ne duhet të japim 110 për qind nga vetja”, potencoi Simeone në konferencën për shtyp.

“Real Madridi ka top-lojtarë të cilët mund ta bëjnë dallimin në çdo moment, gjë për të cilën është vështirë të përgatiteni. Unë pres që Reali ta ketë posedimin e topit”.

“Fitoret e Copa del Rey në sezonin e kaluar nuk llogariten për asgjë të shtunën. Ne do të hyjmë në këtë ndeshje pas një pune të madhe që kemi bërë dhe me dëshirën për të bërë mirë. Nuk pres të jetë sikur ndeshja e kaluar”, ka thënë Simeone. /Telegrafi/ 

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...