Fola me Mourinhon dhe shkova te Interi

Ilir Tërstena | Saturday, September 28, 2013 | 0 Komente

Anësori i Interit, Wallace, ka zbuluar se ai ka vendosur të kalonte te gjigante italian pasi bisedoi me menaxherin e Chelseat, Jose Mourinho.

 Anësori nuk ka mundur të sigurojë lejen e punës në Angli dhe kështu u detyrua të shkonte si huazim në ndonjë klub tjetër.

“Chelsea më paralajmëroi për fakin se nuk do të mund të luaja për ta për shkak të pasaportës time. Ata kanë dashur që të më dërgojnë te Vitesse, por unë nuk kam dashur të shkoj në Holandë”.

“Unë fola me Mourinhon dhe në fund vendosa për Interin. Unë kërkova një klub të madh”, ka deklaruar Wallace./Telegrafi

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...