Cana i zhgënjyer: Treguam mungesë përqendrrimi

Lina's | Sunday, September 01, 2013 |

Asport- Lazio është mundur thellë. Lorik Cana, që është aktivizuar si titullar në qëndër të mbrojtjes sëbashku me Novaretin, nuk ka zhvilluar një ndeshje të mirë. Ka qënë pak i ndihmuar nga shoku i tij i repartit, duke vuajtur shumë forcën e Tevez me shokë. Pas ndeshjes duke folur për mediat italiane ai ka shpjeguar gjithçka.
Fytyra e Canës tregon shumë qartë zhgënjimin pas humbjes me Juventusin. Një humbje që nuk përtypet dot. “Kemi provuar të luajmë kur ishte e mundshme, por nuk është e lehtë në Torino kundër Juventusit sepse nuk mund ti lejosh kaq shumë hapësira. Nuk ishim të vendosur keq në fushë, por na ka munguar përqendrrimi. Nuk kemi qënë të zotë të mbulojmë hyrjet e tyre me topa pas shpine, por u kthyem në lojë dhe në pjesën e dytë goli tretë na ka rrëzuar sepse ishim të përqendrruar dhe u rikthyem në lojë. Juventusi është përpara të gjithë skuadrave, por ne do ta provojmë ti ndjekim”. Lorik Cana ka vazhduar më tej, duke u ndaluar te golat e shumtë të pësuar në dy ndeshjet me bardhezinjtë: “Tetë gola të pësuar janë shumë, duhet të analizojmë çfarë ka ndodhur gjatë ndeshjes, të shtunën në dy mundësi që kanë pasur kemi pësuar gol. Mund të qëndrrojë një, goli dytë nuk mund të pësohet në të njëjtën mënyrë”. Mbase eksperienca e Biavas dhe një Diaz në formë të plotë fizike do të ishim shumë më mirë, por Cana nuk kërkon alibi dhe nënvizon punën e mirë të grupit: “Është trajneri ai që zgjedh lojtarët, kemi treguar të gjithë se kemi cilësi dhe trajneri vendos formacionin që mendon se është i duhuri. Nëse tregohemi më të kujdeshëm me topat pas shpine, qëndrrojmë më të mbyllur, do ishte më mirë. Nuk ka ndodhur kështu dhe kemi provuar të rikthehemi në ndeshje. Tani shikojmë përpara, kemi shumë tipa të ndryshëm lojtarësh dhe është një fat që trajneri mund të zgjedhë”.
Petkoviç para ndeshjes kishte kërkuar reagim nga skuadra, gjë që nuk ndodhi: “Nuk mund të parashikohet gjithmonë kjo- përfundon kapiteni Shqipërisë- mbase provojmë të luajmë dhe ata shtyjnë. Shumë herë edhe ata kanë vrapuar pas topit, sidomos në pjesën e parë. Diferenca ndërmjet Juventusit dhe Lacios është që ata kanë shfrytëzuar gabimet në momentin e duhur”.
Kujdes : Të gjitha të drejtat e këtij shkrimi janë të rezervuara nga Asport.info

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!