De Rossi: Scudetto? Synojmë Evropën

Unknown | Monday, September 30, 2013 | 0 Komente

Mesfushori i Romës, Daniele De Rossi, thotë se caku kryesor i skuadrës së tij është kualifikimi në Evropë dhe jo Scudetto.

Giallorossët e ruajtën fillimin e 100 për qindtë të sezonit me një fitore të thellë 5-0 ndaj Bolognas, dhe do të qëndrojnë të vetëm në krye e tabelës pas gjashtë javësh në Serie A.

“Scudetto? Ne jemi në krye pas gjashtë rundesh, andaj është normale që dikush do të mendojë për atë, por ne nuk jemi ekipi më i fuqishëm”.

“Objektivi jonë është të rikthehemi në Evropë dhe jam i sigurt se do ta arrijmë këtë”, ka thënë De Rossi për Sky Sport Italia. /Telegrafi/

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...