Reus: Lewa, sulmues klasi

Unknown | Monday, September 30, 2013 | 0 Komente

Marco Reus e ka quajtur bashkëlojtarin e tij të Borussia Dortmund, Robert Lewandowski, një sulmues të “klasit botëror”, pas paraqitjes gola-shënuese gjatë vikendit.

Lewandowski shënoi dy herë në fitoren 5-0 të Dortmund ndaj Freiburg gjatë vikendit, për të çuar në gjashtë numrin e golave në shtatë ndeshje të Bundesligas.

“Çfarë ka mbetur të thuhet për djaloshin. Ai është një sulmues i klasit botëror. Ai është po thuajse i pamposhtshëm në duelet një-në-një dhe ka sy të jashtëzakonshëm për të gjetur hapësirat. Ishte vërtet një gol i shkëlqyeshëm”, ka thënë Reus. /Telegrafi/ 

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...