Mourinho: Torres është fantastik

Unknown | Monday, September 30, 2013 | 0 Komente

Jose Mourinho ka lavdëruar sulmuesin e Chelseat, Fernando Torres, duke thënë se spanjolli është në “formë fantastike” në fillimin e sezonit 2013/14.

Torres është përballur me shumë kritika që kur iu bashkua klubit londinez në janar të vitit 2011, dhe pozita e tij nën drejtimin e Mourinhos u vendos në dyshim, pasi portugezi nënshkroi me Samuel Eto’o gjatë verës. Por, ndryshe nga ç’është pritur, Mourinho duket i kënaqur me mënyrën se si 29-vjeçari e ka filluar sezonin.

“Fernando është shumë i fuqishëm. Fizikisht, mendoj se ai jeton një moment shumë të mirë. I shikoja ndeshjet e Fernandos te Chelsea në sezonet e kaluara dhe mua mu duk ca më i rëndë, më i ngadalshëm. Fernando tash duket në formë fantastike”.

“Ai luajti një ndeshje shumë të mirë. Ai e di çfarë mendoj, nuk duhet t’ia them. Ai e di se jam shumë i kënaqur me performansat e tij. Ai e di tashmë”, ka thënë Mourinho. /Telegrafi/ 

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...