Roma e pamëshirshme

Unknown | Sunday, September 29, 2013 | 0 Komente

Ndoshta në fillim u duk si rastësi, por Roma nuk e ka në plan që të ndalet akoma. Edhe pas xhiros së gjashtë në Serie A, Giallorossët vazhdojnë me rekordin e qindpërqindtë të fitoreve. Viktimë e radhës ishte Bologna që pësoi 5-0 në Olimpico.

Tetë minuta pas fishkëllimës së parë të arbitrit, pas një gjuajtjeje të lirë të Miralem Pjanic, Alessandro Florenzi e gjeti rrjetin.

Gervinho pranoi një pasim të kapitenit Francesco Totti dhe dy mbrojtës mysafirë nuk arritën ta ndalnin që të mos shënonte (17’).

Pas një harkimi nga këndi të Tottit, Mehdi Benatia kërceu për të shënuar një gol të bukur me këmbë (26’).
Vendasit shënuan edhe në pjesën e dytë. Gervinho realizoi golin e dytë personal (62’), kësaj radhe asistoi Kevin Strootman.

Futbollisti që zëvendësoi Gervinhon, Adem Ljajic shënoi edhe golin e pestë të nikoqirëve (85’). Pjanic ishte asistues.

Pas gjashtë xhirosh, Roma numëron 18 pikë dhe është në maje të tabelës me dy pikë diferencë nga përcjellësit, Napoli dhe Juventus. /Telegrafi/

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...