Fabregas i gatshëm ta zë vendin e Messit

Unknown | Monday, September 30, 2013 | 0 Komente

Cesc Fabregas beson se mund ta plotësojë vendin e lënë bosh nga i lënduari Lionel Messi në njëmbëdhjetëshin e Barcelonës për ndeshjen e Ligës së Kampionëve ndaj Celticut.

Argjentinasi u lëndua në takimin e të shtunës ndaj Almerias dhe pritet të mungojë tri javë. Në mungesë të tij, trajneri Gerardo Martino po mendon për një zëvendësues në atë pozitë, kurse mesfushori spanjoll është shprehur i gatshëm për ta zënë vendin e katër herë futbollistit më të mirë në botë.

“Messi është lojtari më i mirë në botë, ai e bën dallimin, por nuk do të luajë. Nuk mund të bëjmë asgjë në këtë drejtim. Pa Messin duhet të marrim më shumë përgjegjësi. Duhet të bëjmë ballë, të mos vihet re mungesa e tij dhe të luajmë futboll pa të”.

“Ndoshta do të kem më shumë përgjegjësi ofensive. Do të përpiqem t’i ndihmoj skuadrës si sulmues, apo në cilëndo pozitë që do të luaj”, u ka thënë 26-vjeçari gazetarëve. /Telegrafi/

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...