Massa do t’i shërbejë skuderisë që e angazhon

Unknown | Monday, September 30, 2013 | 0 Komente

Felipe Massa do të jetë shumë i vlefshëm për cilëndo skuderi që do ta angazhojë atë në vitin 2014 – ka thënë zëvendës shefi projektues te Ferrari, Simone Resta.

32-vjeçari do të largohet nga kokëkuqja në sezonin e ardhshëm për t’i liruar vend Kimi Raikkonenit, mirëpo ai do të vazhdojë të vozisë në Formula 1.

Piloti brazilian ka pranuar se është në bisedime me Lotusin dhe skuderi të tjera, ku mund ta vazhdojë karrierën.
“Ai ka shumë përvojë. Ka vozitur në nivel të lartë që nga viti 2007, prandaj ka eksperiencë të madhe. Mendoj se do të jetë një vlerë e madhe për këdo që e angazhon”, ka deklaruar Resta për Autosport. /Telegrafi/

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...