Galliani arrin marrëveshje për Kaka?

Lina's | Sunday, September 01, 2013 |

Ricardo Kaka do ta bartë sërish fanellën e Milanit. Mediat spekulojnë se Adriano Galliani ka arritur marrëveshje me drejtuesit e Real Madridit për rikthimin e brazilianit në San Siro.
Sipas thashethemeve, mjeshtri i transfereve ka arritur që të sigurojë shërbimet e 31-vjeçarit pa paguar shumën e transferimit të tij, ndërsa ai do të nënshkruajë kontratë dyvjeçare.
Nga ana tjetër, më herët është thënë se Galliani dëshironte ta transferojë brazilianin vetëm për gjashtë muaj dhe më pas ai do të kalonte te LA Galaxy, kurse në janar te Milani do të shkonte Keisuke Honda. Sido që të jetë, pritet konfirmimi zyrtar i këtyre spekulimeve.
Sido që të jetë, zëvendëspresidenti i Milanit ka thënë për Gazzetta dello Sport se akoma nuk janë sqaruar detajet personale me futbollistin.
“Ai nuk ka nënshkruar akoma për Milanin, prandaj nuk mund të thuhet (ende) se është lojtar i Milanit”, ka qartësuar Galliani. /Telegrafi/

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!