Kur portieri bëhet hero duke shënuar gol (Video)

Unknown | Monday, September 30, 2013 | 0 Komente

Portierët zakonisht shquhen për pritjet e tyre bravuroze. Por, ka prej tyre që dinë të shënojnë edhe gola, duke u bërë heronj të skuadrave të tyre. Pikërisht kjo i ndodhi së fundmi portierit Bjorn Akesson, që mbron për skuadrën suedeze Varnamo, duke e shijuar gëzimin më të madh në jetën e tij, pasi e shënoi golin e barazimit ndaj Varberg në minutën e 93-të të takimit, 3-3. Topi i goditur nga portieri në ajër ka përfunduar në rrjetën kundërshtare duke bërë kështu që të gjithë ta festojnë këtë gol, aq më shumë që atë e realizoi ai prej të cilit pritej më së paku. /Fish Media/

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...