Lëndohet Silva, mund të mungojë disa javë

Unknown | Tuesday, September 24, 2013 | 0 Komente

Qendërmbrojtësi brazilian i Paris Saint Germainit, Thiago Silva, pritet të mungojë për disa javë pasi ka marrë një lëndim të kofshës të dielën në barazimin 1:1 që Parisi arriti në shtëpi kundër Monacos.

Silva u lëndua në minutën e 15 të ndeshjes pas një kërcimi për të larguar topin me kokë dhe menjëherë kërkoi zëvendësim. Pas largimit të Silvas, Parisi pranoi golin e barazimit, të cilin e shënoi Radamel Falcao në minutën 20.

"Ai duhet t'u nënshtrohet disa ekzaminimeve, por duket qartë se ka të bëjë me probleme muskulore dhe mendoj se do të mungojë disa javë", ka thënë trajneri i Parisit, Laurent Blanc, përcjell AFP-ja të hënën. /veqsport

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...