Llorente i lumtur me golin
Sulmuesi Fernando Llorente ka mbrojtur trajnerin e Juventusit, Antonio Conte, për trajtimin e tij prej se është transferuar te skuadra italiane.
Llorente në edicionin 2013/14 ka regjistruar vetëm dy paraqitje në pesë ndeshje te Juventusi.
Kundër Veronës të dielën ishte titullar dhe shënoi golin e fitores (2:1). "Më është dashur kohë të adaptohem dhe të mësoj gjuhën italiane.
Nëpër një sfidë të tillë kalojnë të gjithë lojtarët kur ndërrojnë ambient", ka thënë Llorente, që u transferua gjatë kësaj vere nga Athletic Bilbao si lojtar i lirë.
"Trajneri ka besim në mua dhe për këtë i jam mirënjohës. Nuk kam pritur të shënoj gol, por jam shumë i lumtur që ndihmova ekipin të fitojë"./veqsport
Category: Futboll
0 Komente