Mancini del në mbrojtje të Balotellit
“Të gjithë mbrojtësit e botës e dinë se mjaftojnë dy shkelma për të të bërë të humbasësh mendjen. Në këtë mënyrë, ata përpiqen ta largojnë nga fusha. Mario duhet të rezistojë ndaj zemërimit dhe t’i japë fund njëherë e mirë këtij problemi, në të kundërt ata që do të fitojnë janë kundërshtarët e tij”.
Në vijim, Mancini kujton se edhe në Angli, sulmuesi trajtohej në të njëjtën mënyrë. “Ka ndodhur disa herë që në Angli të silleshin në këtë mënyrë por ai ka cilësi të mëdha dhe duhet t’i shfrytëzojë sepse ky është fati i lojtarëve të mëdhenj”. Mancini nuk ngurron t’i japë një këshillë edhe MIlanit për menaxhimin e djalit plangprishës.
“Balotelli është i jashtëzakonshëm dhe kuqezinjtë po e shijojnë si lojtar. Ata duhet ta pranojnë se Mario është i tillë, me shpresën se ai mund të nisë një kapitull të ri në karrierën e tij”./veqsport
Category: Futboll
0 Komente