Tata Martino e barazon rekordin me Vilanovan dhe Van Gaal-in

Unknown | Thursday, September 26, 2013 | 0 Komente

Tata Martino e ka barazuar rekordin e parë nën drejtimin e Barcelonës. Me fitoren e fundit ndaj Real Sociedadit, strategu argjentinas ka hyrë në histori të klubit katalunas.

Në fakt, Martino i priu ekipit drejt fitores së gjashtë rresht në sezonin e tij debutues, duke e barazuar rekordin e Tito Villanovës dhe Louis van Gaalit.

Me gjithë kritikat e mediave spanjolle për lojën e tij, ish-trajnerit të San Lorenzos po i ecën shumë mirë në Camp Nou.

Në rast se fiton edhe të shtunën ndaj Almerias, Martino do ta thyente rekordin e dy të lart-përmendurve, duke u bërë kështu trajneri i parë që në sezonin debutues shënon shtatë fitore rresht me Barcelonën./veqsport

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...