Mancini apo Heynckess, trajnerë të Galatasaray?

Unknown | Thursday, September 26, 2013 | 0 Komente

Fatih Terim të martën pasdite e përfundoi mandatin e tretë në krye të Galatasarayt. 60 vjeçari u shkarkua nga gjiganti turk, pas debaklit të pësuar nga Real Madridi në Ligën e Kampionëve, me gjithë faktin se në dy vjetët e fundit i priu ekip turq drejt dy titujve kampioni në Turqi.

Selektorin e kombëtares turke në Ali Sami Yen, pritet ta zëvendësojë ndonjëri prej emrave si Roberto Mancini apo Jupp Heynckess.

Nëse u referohemi mediave turke në pole-pozition, është strategu italian, i cili tashmë është në Stamboll dhe pret nënshkrimin e kontratës, por nëse dështon kjo hipotezë, në opsion është arkitekti i ringjalljes së Bayern Munchenit./veqsport

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...