Mascherano dy javë jasht fushave të blerta

Unknown | Wednesday, September 25, 2013 | 0 Komente

Trajneri i Barcelonës Gerardo Martino nuk duhet ta llogaris në sukadrën e tij Javier Mascherano për dy javë, për shkak të një lëndimi të mbrojtësit në fitoren e Barcelonës kundër Real Sociedad të martën.

29-vjeçari ishte pjesë e formacionit startues të Barcelonës, por u detyrua të braktisë fushën në minutën e 35 pasi ai u lëndua në këmbën e tij të djathtë.

"Javier Mascherano iu nënshtrua testeve mjekësore të mërkurën në mëngjes për të përcaktuar shkallën e lëndimit të pësuar në ndeshjen kundër Real Sociedad," thuhej në një deklaratë në faqen zyrtare të klubit.

"Është konfirmuar se ai ka dëmtuar këmbën e tij të djathtë dhe për këtë arsye do të jetë jasht fushave të blerta për 10 deri 15 ditë."/veqsport

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...